Katari intercepton sulmin me raketa që synonte territorin e tij
Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha të hënën se forcat e armatosura kanë iterceptuar një sulm me raketa që synonte territorin e vendit, ndërsa armiqësitë midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit kanë vazhduar të përshkallëzohen, transmeton Anadolu.
Megjithatë, ministria nuk dha asnjë detaj në lidhje me ndonjë lëndim ose dëmtim të mundshëm.
Autoritetet e Katarit kanë njoftuar kapjen e dhjetëra raketave dhe dronëve nga Irani që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael ndaj Teheranit në fund të muajit të kaluar.
Përshkallëzimi rajonal ka shpërthyer që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.
Disa nga këto sulme kanë shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturën civile, duke përfshirë aeroportet, portet dhe ndërtesat.

