Katari dënon sulmet iraniane, paralajmëron pasoja serioze

Katari dënon sulmet iraniane, paralajmëron pasoja serioze

Kabineti i Katarit ka dënuar sulmet iraniane si një “shkelje të hapur” të sovranitetit të vendit dhe të parimeve të fqinjësisë së mirë, duke paralajmëruar pasoja serioze, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni Al Jazeera, kabineti i quajti sulmet iraniane “të pajustifikuara” dhe bëri thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi përshkallëzues dhe intensifikimin e diplomacisë për të frenuar krizën dhe për të ruajtur sigurinë rajonale”.

Kabineti u zotua se Katari “nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e tij, si dhe të mbrojë popullin e tij, banorët dhe interesat kombëtare”.

Përshkallëzimi rajonal është rritur që nga 28 shkurti, kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta kundër Iranit, duke vrarë më shumë se 1.200 persona dhe duke plagosur rreth 10 mijë të tjerë.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

MARKETING