Katar: Masa intensive sigurie për varrimin e Ismail Haniyes në Doha

Katar: Masa intensive sigurie për varrimin e Ismail Haniyes në Doha

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, i vrarë në një atentat më 31 korrik në Teheran, do të varroset sot në Doha dhe forcat e sigurisë të Katarit kanë marrë masa e sigurisë në kryeqytetin e ketij vendi të Gjirit.

Që nga mbrëmja e djeshme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Hamadit janë krijuar radhë të gjata njerëzish që duan të marrin pjesë në varrimin e liderit të Hamasit, përfshirë zyrtarë nga shumë vende.

Shumë rrugë të Dohas janë mbyllur për qarkullim dhe masa të posaçme sigurie janë marrë rreth xhamisë “Mohammed bin Abdulvahab”, ku do të bëhet varrimi pas faljes së xhumasë.

Shumë rrugë të Dohas janë mbyllur për qarkullim dhe masa të posaçme sigurie janë marrë rreth xhamisë “Mohammed bin Abdulvahab”, ku do të bëhet varrimi pas faljes së xhumasë.

Aktiviteti ndiqet nga përfaqësues të shumë kompanive mediatike vendase dhe të huaja.

Të mërkurën në mëngjes, Hamasi dhe Irani konfirmuan vdekjen e Haniyeh në një sulm ajror ushtarak izraelit në rezidencën e tij në Teheran, një ditë pasi ai mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.

Edhe pse Izraeli zyrtar nuk e ka njoftuar vrasjen, kryeministri Benjamin Netanyahu la të kuptohet për përfshirjen e Tel Avivit në vrasjen e liderit të Hamasit.

MARKETING