Kasami: Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë

Kasami: Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Koçani. Ai thotë se humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë.
“Lajmi tragjik nga Koçani ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot. Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente pikëllimi, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave, solidarizohemi me ta dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.
Institucionet janë në dispozicion për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit dhe gjithashtu në gadishmëri të plotë për të plagosurit është edhe spitali i Tetovës.
Urojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë me shpresë se raste të tilla nuk do na përsëriten në të ardhmen!”, ka shkruar Kasami.

MARKETING