Kapet me lëndë narkotike një e mitur në një shkollë të Kisella Vodës
Ministria për punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, konkretisht në datë 09.11.2023 në orën 18.30 nga punonjës policie të Komisariatit Kisella Vodë është ndaluar një e mitur 17-vjeçare, për shkak se gjatë kontrollit në çantën e saj të shkollës është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se në prani të njërit prind, një avokati dhe një inspektori për delikuencën e të miturve, në stacionin policorë kanë zhvilluar një bisedë informative me të.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.