Kaos brenda klasëve, të shtënat në oborr – publikohet video nga sulmi në Graz të Austrisë

Kaos brenda klasëve, të shtënat në oborr – publikohet video nga sulmi në Graz të Austrisë

Në qytetin Graz të Austrisë, sot rreth orës 10 të mëngjesit ka ndodhur një të shtënë në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse, ku deri tani janë konfirmuar dhjetë viktima.

MARKETING

Sipas informacionit të deritanishëm, kanë humbur jetën disa nxënës, një person i rritur dhe sulmuesi.

Sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

Gazeta Kronen Zeitung raporton se sulmuesi ka qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.

Në internet ka qarkulluar një video ku dëgjohet të shtënat në oborrin e shkollës, si dhe kaosi që ka ndodhur brenda klasave të shkollës.


Sipas informatave të gazetës Krone, shërbimi i urgjencës dhe dhoma e traumës në spitalin Graz LKH janë aktualisht të mbingarkuara pas ngjarjes.

Informacionet më të fundit tregojnë se sulmuesi dyshohet të jetë një ish-nxënës 22-vjeçar, i cili sipas të dhënave të papërfunduara, ka pasur në mënyrë të ligjshme armë – një pistoletë dhe një pushkë gjuetie që i kishte me vete, sipas gazetës Salzburger Nachrichten.

MARKETING