Kandidati presidencial Kılıçdaroğlu voton në Ankara

Kandidati presidencial Kılıçdaroğlu voton në Ankara

Kandidati presidencial i Aleancës Kombëtare dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu votoi në Ankara për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye, raporton Anadolu.

Kılıçdaroğlu bëri një deklaratë për gazetarët para largimit nga shtëpia e tij në lagjen Çukurambar për të shkuar në shkollën “Arjantin” për të votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Do të shihni, do të fitojmë. Kam besim tek vullneti i popullit”, deklaroi Kılıçdaroğlu.

Ai bashkë me bashkëshorten e tij Selvi Kılıçdaroğlu, kryetarin e Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavaş dhe kryetarin e Bashkisë Çankaya, Alper Taşdelen mbërriti për të votuar në shkollën “Arjantin” në lagjen Çukurambar në Ankara. Kılıçdaroğlu u mirëprit nga të pranishmit dhe më pas bashkë me bashkëshorten e tij Selvi Kılıçdaroğlu votuan në kutinë e votimit me nr. 4221.

“U dërgoj falënderimet e mia të përzemërta të gjithë qytetarëve që shkuan drejt kutive të votimit dhe kanë votuar dhe që kërkojnë të drejtën e votës”, theksoi Kılıçdaroğlu.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 14 maj, Erdoğan fitoi 49,5 për qind të votave dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu, 44,89 për qind të votave. Aleanca Popullore e Erdoğanit e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) fitoi shumicën në parlamentin e shtetit në raundin e parë.

MARKETING