Kandidati musliman për kryetar të New Yorkut: Lufta ime është për ata që nuk kanë mundësi të jetojnë në këtë qytet

Kandidati musliman i Partisë Demokratike që fitoi zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie të mbajtura në New York të SHBA-së, Zohran Mamdani tha se do ta bëjë New Yorkun me çmime të përballueshëm për të gjitha segmentet e popullsisë dhe do të eliminojë pabarazinë klasore në qytet, transmeton Anadolu.
Duke folur në një aktivitet të mbajtur në New York, Mamdani tha se e gjithë fushata e tij zgjedhore bazohet në bërjen e New Yorkut, qytetit më të shtrenjtë në SHBA, të përballueshëm për të gjitha segmentet e popullsisë dhe në eliminimin e pabarazisë klasore.
Ai theksoi se përpjekjet e tij janë që banorët e qytetit të jetojnë në një vend që mund ta përballojnë dhe të ndihen të sigurt dhe do ta bëjë këtë pavarësisht përpjekjeve të administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të sulmuar teksturën e qytetit.
“Unë po luftoj për klasën punëtore. Lufta ime është për punëtorët që nuk kanë mundësi të jetojnë në këtë qytet”, tha Mamdani.
– Kritika ndaj Trumpit
Pasi rikujtoi fjalët e presidentit Trump se do ta deportojnë atë, Mamdani tha: “Donald Trump po më sulmon sepse dëshiron të na bëjë të harrojmë luftën që ai zhvilloi kundër punëtorëve. Por, ne do të luftojmë kundër saj”.
Mamdani deklaroi se arsyeja pse Trump po bën deklarata që e shënjestrojnë është të largojë vëmendjen e publikut nga çështje të tilla si “rritja e kostos së jetesës, çmimeve të ushqimit dhe banesave”.
Ai shtoi se Trump po tradhton të gjithë qytetarët amerikanë të klasës punëtore, jo vetëm në New York, por në të gjithë vendin, duke mos përmbushur premtimet e tij të fushatës, dhe theksoi se nxitja e pabarazisë dhe diskriminimit klasor është një mundësi më e lehtë për Trumpin.
“Është përgjegjësia jonë si njujorkezë të tregojmë se mund të ngrihemi kundër autoritarizmit dhe të luftojmë për të drejtat e punëtorëve”, nënvizoi Mamdani.
– Përshkrimi i rregullores së uljes së taksave si “tradhti e klasës punëtore”
Mamdani kritikoi projektligjin, i cili përfshin ulje gjithëpërfshirëse të taksave dhe që nga Trumpi quhet si “Një projektligj i madh dhe i bukur”.
Duke e përshkruar rregulloren ligjore si “tradhti ndaj klasës punëtore amerikane”, Mamdani tha se “Ky projektligj do t’u heq kujdesin shëndetësor qytetarëve amerikanë dhe do të vjedhë ushqimin e të uriturve”.
Gjatë vizitës së tij në qendrën e paraburgimit të quajtur “Alcatraz the Aligator” në Florida, ku do të mbahen emigrantët e parregullt, Trump bëri deklarata që shënjestruan Mamdanin.
Trump tha se nëse Mamdani nuk do të bashkëpunonte me autoritetet e imigracionit, ata do të duhej ta arrestonin dhe deportonin. “Nuk kemi nevojë për komunistë në këtë vend”, tha presidenti amerikan.