Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se do të kontaktojë Francën dhe Britaninë për të diskutuar mbi ndarjen e armëve bërthamore por paralajmëroi se një veprim i tillë nuk mund të jetë një zëvendësim për mburojën ekzistuese të SHBA-së mbi Evropën.
“Ndarja e armëve bërthamore është një çështje për të cilën duhet të flasim. Ne duhet të jemi më të fortë së bashku në parandalimin bërthamor. Ne duhet të bisedojmë me të dyja vendet Francën dhe Britaninë, dhe përveç kësaj nga perspektiva e plotësimit të mburojës bërthamore amerikane, të cilën natyrisht duam ta shohim të ruajtur” tha ai
Sipas Merz situata e ndryshuar e sigurisë globale kërkon që evropianët ta diskutojnë këtë çështje së bashku.
Për shkak të së kaluarës së saj të Luftës së Dytë Botërore si agresore, Gjermania është angazhuar për mbrojtjen jo-bërthamore në traktatet ndërkombëtare, sipas të cilave i ndalohet blerja e armëve bërthamore në të njëjtën kohë me bashkëpunimin në marrëveshjet e NATO-s për ndarjen e armëve.
Komentet e Merz erdhën pasi presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se ishte i hapur për një diskutim mbi zgjerimin e programit parandalues bërthamor të Francës për vendet e tjera evropiane.