Kanadaja do të zbatojë urdhërarrestin kundër Netanyahut

Kanadaja do të zbatojë urdhërarrestin kundër Netanyahut

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se nën udhëheqjen e tij, Kanadaja do të zbatojë urdhrin e arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai do të udhëtojë në vend.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Në një intervistë me Bloomberg, Carney u pyet nëse Kanadaja do ta respektonte urdhrin e arrestit të GJND-së dhe ai u përgjigj “Po” kur u pyet nëse do të ishte i përgatitur të arrestonte Netanyahun.

Ndryshe, në dhjetor 2023 Afrika e Jugut nisi procedura të rëndësishme kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke pretenduar shkelje të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 në luftën e saj në Gaza, e cila u ndalua pasi armëpushimi u njoftua nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në fillim të këtij muaji.

Midis janarit dhe majit 2024, GJND-ja lëshoi tre grupe masash të përkohshme duke urdhëruar Izraelin të ndalonte gjenocidin, të ndalte operacionet e tij ushtarake dhe të lejonte aksesin humanitar në enklavë.

Kanadaja njohu shtetin palestinez më 21 shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me njoftimet e koordinuara nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Portugalia, të ndjekura me shpejtësi nga Franca, Belgjika, Luksemburgu, Malta, Monako dhe Andorra më 22-23 shtator.

MARKETING