Kanada, hetimet e varreve të pashënuara dhe fëmijëve të zhdukur zbulojnë 158 të vdekur

Kanada, hetimet e varreve të pashënuara dhe fëmijëve të zhdukur zbulojnë 158 të vdekur

Hetimet e fundit mbi varret e pashënuara dhe fëmijëve të zhdukur në 4 lokacione në Kanada konfirmuan të paktën 158 të vdekur dhe gjithashtu zbuluan më shumë lokacione varrimi të pashënuara, sipas kombit indigjen Sto:lo në një konferencë për media të enjten, raporton Anadolu.

Studiuesit për kombin indigjen Sto:lo thanë se hetimet arkivore në 3 ish-shkolla rezidenciale dhe një spital indigjen në jugperëndim të British Columbia zbuloi se shumica e fëmijëve vdiqën nga sëmundjet, të tjerët nga aksidentet dhe disa nga shkaqe të panjohura.

Hetimet filluan pasi aparatet gjurmuese nën tokë zbuluan atë që dyshohej se ishin 200 varre në një ish-shkollë rezidenciale indiane në Kamloops, British Columbia në maj 2021. Në dhjetor 2021, Kombi Sto:lo, i cili përfaqëson 11 komunitete Sto:lo, më pas njoftoi planin e tyre për të kontrolluar tre ish-zona rezidenciale të shkollave dhe Spitalin Indian Coqualeetza.

Në konferencën për media, studiuesja e Sto:lo Amber Kostuchenko tha se informacionet janë ende duke u përpiluar dhe se rreth 70 mijë dokumente, rreth gjysma e asaj që nevojitet, janë mbledhur për të treguar se çfarë ndodhi me disa prej të zhdukurve, raportoi Vancouver Sun.

Vdekjet datojnë që nga hapja e Shkollës së Shën Marisë në vitin 1863. Indigjenët thonë se prej tyre, 96 vdiqën në spital, më së shumti nga tuberkulozi që ishte i përhapur në shumicën e afërsisht 131 shkollave rezidenciale indiane të Kanadasë. Shkollat u hapën në të gjithë vendin duke filluar në vitet 1830 me qëllimin e shkatërrimit të kulturës indigjene duke i detyruar fëmijët indianë të ndiqnin shkollat me konvikt dhe të rrënjosnin tek ata kulturën e bardhë.

Të dhënat tregojnë se shumë fëmijë u keqtrajtuan rëndë, pësuan abuzim seksual, fizik dhe emocional dhe u varrosën në varre pa shenja, ndonjëherë pa i njoftuar prindërit për atë që ndodhi me fëmijët e tyre. Shumë nga shkollat drejtoheshin nga Kisha Katolike Romake. E fundit nga shkollat u mbyll në vitet 1990.

Studiuesi kryesor David Schaepe tha të enjten se të mbijetuarit e shkollave Sto:lo folën për mizoritë e kryera, përfshirë abuzimin seksual, varrosjet sekrete dhe urinë.

Lokacionet që u kontrolluan ishin Shkolla Rezidenciale e Shën Marisë, Instituti Industrial Coqualeetza/Shkolla Rezidenciale, Shkolla All Hallows dhe ajo e spitalit Indian.

MARKETING