Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, dyshohet për tregti me armë

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, dyshohet për tregti me armë

SPB Shkup njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi, i cili dyshohet për mbajtje dhe tregti me armë.

“SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.S. (52) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paaurtorizuar i armëve ose materieve shpërthyese””.

“Me datë 05.09.2025, nëpunës policorë kanë bërë bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy krehra për pistoletën dhe fishekë”, thonë nga SPB Shkup.

MARKETING