Kalisi: Reagimet e ndërkombëtareve po krijojnë një konfuzion, paqartësi, diçka që nuk mund ta perceptosh se ku është qëllimi

Kalisi: Reagimet e ndërkombëtareve po krijojnë një konfuzion, paqartësi, diçka që nuk mund ta perceptosh se ku është qëllimi

Analisti politik Mehmet Kalisi tha se reagimet e ndërkombëtareve po krijojnë një konfuzion, paqartësi, diçka që nuk mund ta perceptosh se ku është qëllimi.
“Sepse deri para këtij procesi ishim pikërisht aleatët të cilët e përkrahnin procesin e zgjedhjeve, shtrirjen e legjitimitetit të kryetarëve të komunave, dhe pikërisht nuk po kuptohet ky presion të cilin e kanë”, tha Kalisi.
Ai tha se Vuçiqit i konvenon kjo pjesë të jetë një zonë e ashtuquajtur “asnjanëse” ku nëpërmjet kontreabandës, drogës, secili pushtet që është në Serbi i zgjatet jeta sepse financon aktivitetet politike dhe pikërisht sipas tij, deri në këto momente, ajo pjesë është shfrytëzuar për këto gjëra.
“Ne jemi koshient për të drejtat e serbëve në atë rajon, ata janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të shfrytëzojnë të drejtat dhe të kenë mbështetje. Por pikërisht janë qytetarët serb të cilët jetojnë në atë pjesë janë në hall me bandat kriminale të cilët ushtrojnë pushtetin politik apo administrativ mbi ato” u shpreh Kalisi. /SHENJA/

MARKETING