Kacarska: Dikush po i jep kryeministrit informacione të rreme
“Gjykata e Strasburgut ka vendosur disa herë për pensionet dhe gjithashtu i trajton pensionet si pronësi në përputhje me Nenin 1, Protokollin 1 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.”
Këtë e deklaroi, ndër të tjera, gjyqtarja kushtetuese Dobrila Kacarska në “Telma”.
“Dua të theksoj se dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme, me dashje apo pa dashje, nuk e di, por ai doli me qëndrimin se unë e kam nënshkruar vendimin përfundimtar dhe se pensionistët do t’i kthejnë ato 5,000 denarë. Kryeministri nuk është jurist me profesion dhe është normale që ai të mos e di procedurën në gjykatë.
Por pyetja është se kush po e kurdis Kryeministrin duke dhënë informacione të rreme. Nëse është dikush nga Gjykata Kushtetuese apo një këshilltar, nuk e di. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj dhe vetë Kryeministri duhet të pyesë veten se kush i dha atij informacione kaq të rreme saqë vendimi përfundimtar është nënshkruar”, theksoi Kacarska.

