Kacafytje mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Kacafytje mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Kanë vazhduar protestat antiqeveritare në shtetin e Serbisë, të cilat po zhvillohen në disa qytete të vendit si shenjë pakënaqësie ndaj politikave të qeverisë dhe zhvillimeve të fundit politike.

Një nga incidentet e regjistruara ndodhi në qytetin e Kralevës, ku protestuesit dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre, raporton nova.rs.

Gjatë protestës, tensionet u rritën kur një pjesë e turmës u përball me kordonin e policisë, duke çuar në një përplasje të vogël mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, ndodhi një shtyrje mes protestuesve dhe policëve, duke krijuar një situatë të tensionuar për disa minuta. Megjithatë, përballja nuk eskaloi në dhunë të madhe, dhe përplasja u menaxhua me kujdes.

Vetëm falë vetëpërmbajtjes së qytetarëve dhe ndërhyrjes së matur të eprorëve të policisë, u arrit të shmanget një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit. Të dyja palët ruajtën gjakftohtësinë, duke lejuar që situata të qetësohej pa pasoja të rënda.

Organizatorët e protestave kanë paralajmëruar vazhdimin e demonstratave në ditët në vijim, ndërsa kërkojnë ndryshime konkrete nga qeveria serbe. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe respektim të rendit publik.

MARKETING