Jurgen Uldedaj kampion bote: E rrah keq Rolly Lambert dhe e fiton titullin IBO

Jurgen Uldedaj kampion bote: E rrah keq Rolly Lambert dhe e fiton titullin IBO

MARKETING

Boksieri Jurgen Uldedaj e ka arritur atë që s’e kishte bërë askush, bëhet kampion bote pasi rrahu Rolly Lambertin për ta fituar titullin IBO në peshën “Cruiserweight”.

MARKETING

Sample Image

Që nga fillimi, Uldedaj mori kontrollin e ringut, duke e mbajtur gjithmonë iniciativën dhe duke goditur më saktë e më me vendosmëri. Ai kërkonte të shtynte ritmin e ndeshjes dhe të detyronte Lambert të reagonte, por kundërshtari i tij u tregua pasiv dhe i mbyllur gjatë gjithë duelit.

Pavarësisht disa tentativave sporadike të Lambert në raundet e mesme, ndeshja nuk ndryshoi drejtim. Uldedaj vazhdoi ta menaxhonte me qetësi, duke ruajtur presionin dhe duke grumbulluar pikë me goditje të sakta në trup dhe në fytyrë.

Publiku në “O2 Arena”, i cili përfshinte shumë tifozë shqiptarë, e mbështeti vazhdimisht Uldedajn, ndërsa pakënaqësia ndaj mungesës së intensitetit nga Lambert u ndje qartë në sallë.

Në fund, Uldedaj e mbylli ndeshjen në kontroll të plotë, duke e dominuar teknikisht dhe fizikisht kundërshtarin. Edhe pse dueli nuk ofroi emocione të mëdha, performanca e qëndrueshme i mjaftoi Uldedajt për të siguruar një fitore të pastër dhe për t’u shpallur kampion bote në versionin IBO për peshën “Cruiserweight”.

MARKETING