Joe Biden: Trump nuk do ta pranojë humbjen nëse nuk fiton zgjedhjet e nëntorit

Joe Biden: Trump nuk do ta pranojë humbjen nëse nuk fiton zgjedhjet e nëntorit

Presidenti i SHBA, Joe Biden pretendoi në një intervistë të publikuar këtë të hënë se kundërshtari i tij republikan, Donald Trump, do të “kundërshtonte” rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit nëse nuk i fitonte ato.

“Unë mendoj se ai do të bëjë gjithçka për të fituar. Nëse fitoj, kur të fitoj, mendoj se ai do të sfidojë rezultatin”, tha presidenti 81-vjeçar demokrat në një intervistë në janar me një reporter të revistës New Yorker. “Unë jam i vetmi që e kam rrahur ndonjëherë dhe unë do ta rifitoj atë”, shtoi Biden.

“Nëse do të mendonit se do të ishit më i miri për të mposhtur dikë që, nëse fitonte, do të ndryshonte vetë natyrën e Amerikës, çfarë do të bënit?”, pyeti Biden, i cili e konsideron veten kandidati më i mirë për partinë e tij kundër Trump.

Por Biden është jopopullor, mosha e tij shqetëson votuesit dhe shumë sondazhe të fundit i japin Trumpit avantazh. Megjithatë, ai vë bast se mesazhi qendror i fushatës së tij, ai i mbrojtjes së demokracisë dhe paqes sociale, do të mbizotërojë.

“Si mund ne, në një demokraci, të zgjedhim dikë si president që thotë se dhuna është e pranueshme?”, tha Biden.

MARKETING