Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë
Japonia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Anadolu.
Tërmeti me një thellësi prej 11.2 kilometrash goditi Jamadën, pranë brigjeve të provincës lindore Iwate, rreth orës 4:23 pasdite sipas orës lokale.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti ishte tre ballë sipas shkallës japoneze të intensitetit sizmik prej shtatë. Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë njoftim për cunami ose dëme materiale.
Një ditë më parë, një tërmet prej 6.6 ballësh goditi provincën Iwate në një thellësi prej 10 kilometrash. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi paralajmërim për cunami, i cili u hoq më vonë.

