Janë vrarë 3 dhe plagosur 8 ushtarë izraelitë në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se dy oficerë dhe një ushtar u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë në përleshjet e reja me grupet palestineze në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga 7 tetori në 469, transmeton Anadolu.
MARKETING
Ushtria në deklaratën e saj tha se nëntogeri Yaakov Elyan, 20 vjeç, togeri Omri Schwarz, 21 vjeç dhe rreshteri Lavi Ghassi, 19 vjeç, u vranë në luftimet në territorin jugor palestinez.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të ushtarëve dhe oficerëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori në 469.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga i sulmi Hamasit më 7 tetor, duke vrarë mbi 20 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 52.586 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.
Sulmi izraelit e ka kthyer Gazën në gërmadha me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose shkatërruara, dhe gati 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.