Jakimovski: Taftaligje 1 do të ketë çerdhe moderne me të gjitha standardet

Jakimovski: Taftaligje 1 do të ketë çerdhe moderne me të gjitha standardet

Kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski ka njoftuar se sot kanë nisur punimet ndërtimore për kopshtin “Majski Cvet” në lagjen Taftaligje 1.
Ai theksoi se pas më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh, objekti i vjetër, i cili ishte prej konstrukcioni druri, do të zëvendësohet me një objekt të ri ekologjik, energjetikisht efikas, rezistent ndaj tërmeteve dhe i përshtatshëm për akomodimin e fëmijëve më të vegjël të Karposhit, sipas të gjitha standardeve evropiane.
“Bëhet fjalë për një investim prej 108 milionë denarë me TVSH përfshirë, dhe duhet të theksoj se jam jashtëzakonisht i kënaqur që pikërisht fëmijët më të vegjël të lagjes Taftaligje 1 do të kujdesen dhe do të edukohen në një objekt të ri modern prej ndërtese të fortë, ndërtuar sipas të gjitha standardeve të parashikuara për këtë lloj objektesh. Në marrëveshje me kompaninë “Sandra Engineering”, është paraparë që me garanci bankare, kopshti i ri të ndërtohet brenda nëntëdhjetë ditëve, çka praktikisht do të thotë se në vjeshtë fëmijët nga kjo komunitet urbane do të kthehen në kopshtin e ri të ndërtuar, në një ambient më komod me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe materialet didaktike të nevojshme për zhvillimin e tyre psiko-fizik, theksoi Jakimovski.
Kreu i Komunës së Karposhit njoftoi ndërtimin e katër sallave të reja në kopshtin “Prolet” në lagjen Vlae 1, si dhe ndërtimin e një objekti të ri tërësisht në kopshtin “Prolet” në lagjen Kozle, i njohur si “Prolet-Kanela”.

MARKETING