Jake Paul pezullohet pa afat pas dëmtimit të nofullës dhe operacionit, karriera si boksier në rrezik

Jake Paul pezullohet pa afat pas dëmtimit të nofullës dhe operacionit, karriera si boksier në rrezik

Boksieri i peshave të rënda Jake Paul është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Komisioni Atletik i Floridës. Ky vendim erdhi pas humbjes së tij me KO ndaj ish-kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua.

Dueli mes dy boksierëve u zhvillua muajin e kaluar në Majemi. Ky pezullim pa afat i Jake Paul nuk duket si surprizë, duke pasur parasysh shkallën e dëmtimit të nofullës së tij, në dy vende pas duelit. Jake Paul rrezikoi shumë në këtë përballje, ku disa herë përfundoi në tapet.

Diferencat mes tij dhe Joshua ishin të mëdha çka u pa edhe në shkallën e rëndë të dëmtimit që pësoi.

Nuk dihet nëse Paul do të rikthehet në ring këtë vit edhe pse ai ka kërkuar revanshin ndaj britanikut. Për momentin kjo gjë duket e pamundur, me personazhin e famshëm të YouTube që do të nisë fazën e rehabilitimit.

MARKETING