J.D Vance përsërit: Trupat amerikane nuk do të jenë në Ukrainë, Rusia ka bërë disa lëshime për Trump

J.D Vance përsërit: Trupat amerikane nuk do të jenë në Ukrainë, Rusia ka bërë disa lëshime për Trump

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka ripërsëritur se Amerika nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes që i jep Kievit.

“Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin që Kievi të ketë garancitë e sigurisë dhe besimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të mund ta ndalojë luftën”, – përsëriti zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

Ndërkohë, Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” në lidhje me Ukrainën. “Mendoj se Putin i ka bërë lëshime të rëndësishme Donald Trump për herë të parë në tre vjet e gjysmë”, – theksoi Vance, duke shtuar se Rusia është “shumë fleksibile në disa nga kërkesat e saj themelore”.

MARKETING