Izraelitët protestuan me kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve

Izraelitët protestuan me kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve

Të afërmit e pengjeve izraelitë protestuan për të kërkuar vazhdimin e marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.

Protestuesit të cilët kërkuan që qeveria e Netanyahut të përfundojë marrëveshjen e shkëmbimit të pengjeve me Hamasin dhe të kthejë pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza, kanë bllokuar autostradën numër 1 që lidh Kudsin me Tel Avivin.

Demonstruesit kanë protestuar kundër pezullimit të marrëveshjes, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite t’i përmbahet marrëveshjes.

Më herët, krahu ushtarak i Hamasit, Brigada Al-Qassam, njoftoi shtyrjen e lirimit të pengjeve izraelite të planifikuar për të shtunën, duke përmendur si arsye shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes së armëpushimit nga Izraeli.

Marrëveshje prej tre fazash e armëpushimit ka qenë në fuqi në Gaza që nga 19 janari, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë të paktën 48 mijë njerëz dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në fazën e parë të armëpushimit, që është caktuar të zgjasë deri në fillim të marsit, 33 pengje izraelite do të lirohen në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë. Shkëmbimi i gjashtë midis Hamasit dhe Izraelit ishte planifikuar këtë javë.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING