Izra’eli vr’et mbi 100 persona në 24 orë, Pal’estina thirrje për mbledhje urgjente të Ligës Arabe

Izra’eli vr’et mbi 100 persona në 24 orë, Pal’estina thirrje për mbledhje urgjente të Ligës Arabe

Palestina i kërkoi Ligës Arabe të mbajë një takim urgjent pas masakrave të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, veçanërisht në zonat veriore të enklavës, raporton Anadolu.

Kërkesa e Presidencës Palestineze erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite vrau rreth 100 palestinezë në Gazën veriore në 24 orët e fundit, duke përfshirë 75 të vrarë në sulmet ajrore ndaj dy shtëpive në Beit Lahia.

Në deklaratën e Presidencës Palestineze, e cituar nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, i bëhet thirrje Ligës Arabe “të mbajë një takim urgjent në nivelin e Ministrave të Punëve të Jashtme duke pasur parasysh agresionin gjenocidal izraelit që vazhdim, zhvendosjen e detyruar dhe urinë e popullit palestinez në Rripin e Gazës”.

Në deklaratë paralajmërohet kundër “politikave agresive” të Izraelit që synojnë ndarjen e pjesës veriore të Rripit të Gazës nga pjesa tjetër, duke përdorur “urinë si një metodë lufte kundër palestinezëve për t’i zhvendosur ata nga tokat dhe shtëpitë e tyre”.

Përpos kësaj, grupi palestinez Hamas tha gjithashtu se masakrat e fundit izraelite në Gazën veriore ndaj dy familjeve janë pjesë e luftës gjenocidale të Izraelit në enklavë.

Hamasi, në një deklaratë, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së që të thyejnë rrethimin izraelit në Gazën veriore dhe të ndihmojnë ekipet humanitare dhe mjekësore të hyjnë në enklavë për të shpëtuar njerëzit nga “fushata gjenocidale sistematike e okupimit”.

Më herët, Mbrojtja Civile e Gazës tha se rreth 100 palestinezë u vranë në sulmet dhe masakrat izraelite në veri të Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Në një deklaratë, zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmoud Basal tha se 75 nga të vrarët ndodhën në sulmet ajrore izraelite në dy shtëpitë e familjeve Ahmad dhe Al-Baba në Beit Lahia, ndërsa rastet tjera ishin në Jabalia dhe zona të tjera të Gazës veriore.

Që nga muaji i kaluar, Izraeli ka nisur një operacion tokësor në shkallë të gjerë në veri të Gazës për të parandaluar rigrupimin e Hamasit. Palestinezët, megjithatë, akuzojnë Izraelin se synon të pushtojë zonën dhe të zhvendosë me forcë banorët e saj.

Që nga fillimi i këtij operacioni, pothuajse asnjë ndihmë humanitare, duke përfshirë ushqimin, ilaçet dhe karburantin, nuk është lejuar në zonë, duke e lënë në prag të urisë shumicën e popullsisë atje, që aktualisht vlerësohet në 80 mijë.

Më shumë se 2.700 njerëz janë vrarë që atëherë në Gazën veriore, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Në përgjithësi, në sulmin izraelit që filloi pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit 2023 janë vrarë më shumë se 44.300 njerëz në Gaza, duke e lënë enklavën të pabanueshme.

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në Gaza.

MARKETING