Izraeli vonon lirimin e të burgosurve derisa Hamasi të pranojë të lirojë më shumë pengje

Izraeli vonon lirimin e të burgosurve derisa Hamasi të pranojë të lirojë më shumë pengje

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se lirimi i të burgosurve palestinezë do të shtyhet “derisa të garantohet lirimi i pengjeve të radhës”, transmeton Anadolu.

“Është vendosur që të shtyhet lirimi i terroristëve të planifikuar për dje derisa të sigurohet lirimi i pengjeve të radhës, pa ceremoni degraduese”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

“Shkeljet e përsëritura” të Hamasit të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve u përmendën si arsye për shtyrjen.

Lirimi i të burgosurve palestinezë pritet të bëhet kur të lirohet raundi tjetër i pengjeve.

MARKETING