Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim

Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim

Pavarësisht ratifikimit të marrëveshjes së armëpushimit ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Trump më parë njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin nënshkruar fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga SHBA-ja për Gazën.

Plani 20-pikësh, i njoftuar për herë të parë më 29 shtator, përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 67.200 palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet e pandërprera e kanë lënë Rripin e Gazës kryesisht të pabanueshëm, duke çuar në përhapjen e urisë dhe sëmundjeve.

MARKETING