Izra’eli vazhdoi sul’met në Lib’an deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së arm’ëpushimit

Izra’eli vazhdoi sul’met në Lib’an deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së arm’ëpushimit

Izraeli vazhdoi sulmet kundër pjesëve të ndryshme të Libanit, veçanërisht kryeqytetit Bejrut, deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Tel Avivit dhe Hezbollahut, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA raportoi se ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug të Bejrutit. Mediat lokale njoftuan se ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug dhe lindje të Libanit deri në hyrjen në fuqi të armëpushimit.

Raportohet se sulmet izraelite u ndalën pasi marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 04:00 me orën lokale.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, u hap zjarr intensiv në ajër për të festuar armëpushimin, veçanërisht nga lagjja Dahiye e Bejrutit ndërsa libanezët e zhvendosur nga sulmet izraelite filluan të lëvizin drejt jugut.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee paralajmëroi banorët e Libanit jugor me postimin në llogarinë e tij X.

“Marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi dhe në përputhje me kushtet, ushtria izraelite vazhdon të qëndrojë në pozicionet e saj në jug të Libanit”, tha Adraee.

Duke paralajmëruar që të mos përparojnë në zonat ku është vendosur ushtria izraelite, Adraee tha se njerëzit e zhvendosur duhet të përmbahen nga lëvizja në rajon për sigurinë e tyre.

Marrëveshja e armëpushimit e shpallur nga presidenti amerikan, Joe Biden pas miratimit të qeverisë libaneze dhe izraelite hyri në fuqi sot në orën 04:00 me orën lokale.

MARKETING