Izraeli: Trupat e 1500 militantëve të Hamasit gjenden në territorin tonë, 900 izraelitë kanë vdekur

Izraeli: Trupat e 1500 militantëve të Hamasit gjenden në territorin tonë, 900 izraelitë kanë vdekur

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë konfirmuar se 900 izraelitë kanë vdekur, dhe se trupat e 1500 militantëve të Hamasit gjenden në territorin izraelit.

IDF konfirmoi se që nga nisja e luftimeve Izrael- Hamas 900 izraelitë kanë humbur jetën nga bombardimet dhe sulmet. IDF gjithashtu ka publikuar emrat e 123 ushtarëve që thotë se janë vrarë që nga fillimi i luftës, raporton SkyNews.
Ai gjithashtu konfirmoi se një ushtar, me gradën nënkolonel, vdiq në një përleshje zjarri në kufirin verior me Libanin, megjithëse kuptohet se kjo nuk ishte një përplasje me Hezbollahun.

MARKETING