Izraeli sulmon ndërtesën e televizionit shtetëror iranian

Pas njoftimit se do të niste sulme ndaj vendbanimeve civile në Iran, Izraeli goditi ndërtesën e televizionit shtetëror iranian, transmeton Anadolu.
MARKETING
Institucioni i Radio-Televizionit të Iranit (IRIB) në një deklaratë njoftoi se ndërtesat e saj në kryeqytetin Teheran janë shënjestruar nga Izraeli.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se sulmi ndodhi gjatë një programi të transmetuar në televizionin shtetëror.
Sulmi i cili është kryer derisa një prezantuese lajmesh ishte në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv duke reaguar ndaj sulmeve të Izraelit, shkaktoi dëme serioze në studio.
Pamjet tregojnë momentin e shpërthimit dhe ndërprerjen e transmetimit.