Izraeli: Sapo përfunduam një valë sulmesh në zemër të Teheranit

Izraeli: Sapo përfunduam një valë sulmesh në zemër të Teheranit

MARKETING

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se kanë përfunduar një valë sulmesh në shkallë të gjerë në Teheran, duke synuar atë që e cilësojnë si infrastrukturë të regjimit iranian.

MARKETING

Sample Image

Sipas deklaratës zyrtare, sulmet janë kryer në zemër të kryeqytetit dhe kanë pasur në shënjestër objekte të lidhura me kapacitetet ushtarake dhe prodhimin e armëve.

“Pak kohë më parë, IDF përfundoi një valë sulmesh në shkallë të gjerë që synonin infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në zemër të Teheranit”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një deklaratë.

Më herët gjatë ditës, IDF bëri të ditur se kishte goditur rreth 170 objektiva në të gjithë Iran brenda 24 orëve të fundit, përfshirë struktura që lidhen me kërkimin dhe zhvillimin e armëve.

Ndër objektivat e goditura përfshihen objekte për prodhimin e motorëve të dronëve, si dhe disa seli kryesore ushtarake në pjesën perëndimore të vendit.

MARKETING