Izraeli rrëzon 25 struktura palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite kanë rrëzuar disa struktura palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.
Në bastisjet në qytetin Ed-Daba, i vendosur pranë fshatit Masafer Yatta në jug të Hebronit, ushtarët izraelitë me buldozerë shkatërruan 25 struktura që u përkisnin familjeve palestineze.
Midis strukturave të shembura ishin shtëpi, puse të ujit, objekte bujqësore dhe strehimore kafshësh, shumica e të cilave ishin në pronësi të familjes Debabise.
Banorët palestinezë u dëbuan me forcë nga pronat e tyre dhe nuk u lejua të merrnin sendet e tyre para shembjeve.
Banorët palestinezë u dëbuan me forcë nga pronat e tyre dhe nuk u lejua të marrin as sendet e tyre para shembjeve.
Sipas burimeve palestineze, ushtria izraelite gjatë muajit prill rrëzoi 152 struktura palestineze, duke përfshirë dhjetëra shtëpi, në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Komisioni i Kolonizimit dhe Rezistencës ndaj Murit njoftoi se strukturat e rrëzuara përfshinin 96 shtëpi të banuara, 10 shtëpi të pabanuara dhe 34 objekte bujqësore, tha në një raport.
Moayad Shaaban, kreu i komisionit, tha se autoritetet izraelite gjithashtu lëshuan 46 urdhra rrëzimi për strukturat palestineze, si pjesë e politikës së vazhdueshme të Izraelit për të goditur praninë palestineze në territorin e pushtuar nga Izraeli.
Shaaban tha se autoritetet izraelite shqyrtuan 27 plane për ndërtim brenda vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, një veprim që do të përpinte 3.030 dunam tokë palestineze.
Komisioni gjithashtu raportoi 1.693 sulme izraelite në muajin prill, përfshirë 341 të kryera nga kolonët e paligjshëm kundër palestinezëve.
Gati 960 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve të paligjshëm në Bregun Perëndimor që nga fillimi i gjenocidit në Gaza në tetor të vitit 2023.
Në korrik të vitit 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli të paligjshëm pushtimin disa dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.