Izraeli pretendon se një tjetër komandant i Hezbollahut u vra në një sulm në Bejrut
Ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë një tjetër komandant të Hezbollahut në një sulm ajror në periferinë jugore të Bejrutit, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite tha se Nabil Qaouk u vra në një sulm të shtunën, duke e përshkruar atë si kreun e njësisë së sigurisë parandaluese të Hezbollahut.
Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Hezbollahu për pretendimin izraelit, që erdhi dy ditë pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm izraelit në kryeqytetin Bejrut të premten.
Ushtria izraelite ka goditur Libanin që nga 17 shtatori dhe që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore, janë të paktën 816 njerëz dhe duke plagosur mbi 2.500 të tjerë.
Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, e cila që nga tetori i kaluar ka vrarë të paktën 41.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Që atëherë, në Liban janë vrarë të paktën 1.673 njerëz, duke përfshirë 194 gra dhe 104 fëmijë, si dhe mbi 8.600 të tjerë të plagosur.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund të përshkallëzojnë konfliktin e vazhdueshëm të Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.