Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës

Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës

“Izraeli po planifikon të shndërrojë Gazën në një minierë ari për investime pas luftës.” Kështu u shpreh ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i cili zbuloi për herë të parë planet për të ardhmen e Rripit të Gazës.

Ndërsa Gaza është nën rrethim dhe banorët detyrohen të largohen me forcë dhe, nëse jo, do të vriten, Smotrich deklaroi se rindërtimi i Gazës mund të kthehet në një investim fitimprurës. Ai tha se ka filluar bisedimet me amerikanët për këtë çështje.

Projekti, sipas tij, tashmë ndodhet në tryezën e presidentit të SHBA-së dhe po shqyrtohet.

“Kjo gjë bëhet një Eldorado pasurish të paluajtshme. Ne paguam shumë para për këtë luftë, kështu që duhet të ndajmë përqindjen që fitojmë nga shitja e tokës më vonë,” shtoi ministri izraelit gjatë një aktiviteti.

Sipas raportimit të “Washington Post”, publikuar në fillim të muajit, ekzistonte mundësia që Gaza të kthehet në një territor të administruar nga SHBA-ja për të paktën një dekadë. Qëllimi ishte shndërrimi i territorit në një vendpushim turistik dhe qendër prodhimi me teknologji të lartë.

Ndërkohë vijojnë sulmet izraelite dhe sot, sipas autoriteteve lokale, të paktën 23 palestinezë kanë mbetur të vrarë./Klan

MARKETING