Izraeli përjashton Spanjën nga qendra e koordinimit ushtarak në Kiryat Gat për shkak të kritikave ndaj luftërave
MARKETING
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar përjashtimin e Spanjës nga qendra e koordinimit ushtarak në Kiryat Gat për shkak të kritikave të saj ndaj luftërave të Izraelit, transmeton Anadolu.
MARKETING
“Nuk do të lejoj asnjë vend të zhvillojë një luftë diplomatike kundër nesh pa paguar një çmim të rëndë”, tha Netanyahu në një video-deklaratë të publikuar në rrjetin social amerikan X.
Duke sulmuar Spanjën për dënimet e saj ndaj luftërave të Izraelit, Netanyahu pretendoi se ky vend “diskrediton” ushtarët izraelitë dhe urdhëroi përjashtimin e saj nga Qendra e Koordinimit Civilo-Ushtarak (CMCC) në Kiryat Gat, në jug të Izraelit.
SHBA-ja e krijoi CMCC-në më 17 tetor për të monitoruar zbatimin e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Në këtë qendër marrin pjesë dhjetëra vende.
Marrëdhëniet Izrael-Spanjë kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë dy viteve të fundit, pasi Spanja ka kundërshtuar luftën në Gaza, ka njohur shtetin palestinez dhe së fundmi ka kundërshtuar luftën në Iran dhe Liban, duke bërë thirrje për sanksione ndaj Izraelit.

