“Izraeli përgatitet për një sulm të madh ndaj Iranit”

“Izraeli përgatitet për një sulm të madh ndaj Iranit”

Pretendohet se qeveria e Tel Avivit po përgatitet për një sulm të madh ndaj Iranit në përgjigje të sulmit raketor më 1 tetor, transmeton Anadolu.

Në lajmin e transmetuar nga televizioni shtetëror izraelit KAN, nga një zyrtar izraelit emri i të cilit nuk u bë i ditur, pretendohet se Izraeli po përgatitet për një sulm të madh kundër Iranit.

Përgatitjet përfshijnë edhe fortifikimin e sistemeve të mbrojtjes sipas reagimit të mundshëm nga Irani.

Në takimin e kabinetit të sigurisë që do të mbahet këtë mbrëmje në Izrael, kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant me shumë gjasa do t’u jepet autoriteti për të vendosur se kur dhe si do të ndodh ky sulm.

Irani nisi sulm me raketa ndaj Izraelit më 1 tetor. Qeveria e Tel Avivit kishte njoftuar se do t’i përgjigjet këtij sulmi.

MARKETING