Izraeli njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim me Iranin të shpallur nga Trump

Izraeli njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim me Iranin të shpallur nga Trump

Qeveria izraelite ka njoftuar se ka pranuar propozimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për armëpushim, duke pretenduar se ka eliminuar kërcënimet kundër saj në Iran, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë me shkrim nga qeveria izraelite, u tha se në takimin e mbajtur nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbrëmë me Ministrin e Mbrojtjes, Yisrael Katz, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir dhe Drejtorin e Mossadit, David Barnea, u paraqitën raporte që tregonin se Izraeli “i arriti të gjitha qëllimet e tij” në sulmet ndaj Iranit.

Duke pretenduar se ka “eliminuar kërcënimin e dyfishtë të armëve bërthamore dhe programit raketor të Iranit” në Iran, Izraeli njoftoi se ka pranuar propozimin për një armëpushim të ndërsjellë me Iranin të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së, Trump.

Gjithashtu u pretendua se Izraeli do të “përgjigjej ashpër” ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit.

Në shtypin iranian pati raportime se armëpushimi kishte filluar, por ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare nga Teherani.

Trump mbrëmë njoftoi se është arritur një “armëpushim i plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit dhe se në këtë mënyrë lufta do të përfundojë, ndërsa në mëngjes kishte njoftuar se armëpushimi ka filluar.

MARKETING