Izraeli njofton se do të vazhdojë sulmet ndaj Teheranit

Izraeli njoftoi se sulmet ndaj kryeqytetit të Iranit, Teheranit, do të vazhdojnë, transmeton Anadolu.
MARKETING
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee publikoi një deklaratë në arabisht dhe persisht në llogarinë e tij në X.
Deklarata e cila fillon me titullin “Mesazhi paralajmërues i ushtrisë izraelite për banorët e Teheranit”, thekson se ushtria do të vazhdojë të sulmojë objektiva ushtarake në rajonin e Teheranit.
“Për sigurinë tuaj, qëndroni larg objekteve të prodhimit të armëve dhe selive ushtarake”, thuhet në deklaratën në të cilën banorëve të Teheranit u kërkohet “të qëndrojnë larg institucioneve të sigurisë së regjimit”.