Izraeli njofton fillimin e procesit të dorëzimit të kufomave të pengjeve izraelitë në Gaza

Izraeli njofton fillimin e procesit të dorëzimit të kufomave të pengjeve izraelitë në Gaza

Izraeli njoftoi se ka filluar procesi i dorëzimit të mbetjeve mortore të pengjeve të vdekur izraelitë nga ana e Hamasit, në kuadër të marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbim robërish në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët të ushtrisë izraelite dhe Shërbimit të Inteligjencës së Brendshme Shin-Bet, u bë e ditur se përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) kanë shkuar në vendtakimin në jug të Gazës për të nisur procesin e marrjes së trupave të robërve.

U theksua se opinioni publik izraelit duhet të trajtojë çështjen me “ndjeshmëri” dhe se është e nevojshme të pritet për përfundimin e procedurave zyrtare të identifikimit.

Deklarata shton se Hamasi duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas marrëveshjes, duke përfshirë dorëzimin e trupave të të vdekurve, krahas robërve që u liruan dje në kuadër të marrëveshjes.

Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, disa nga trupat e 24 robërve izraelitë që kanë vdekur në Gaza pritet të dorëzohen mbrëmjen e sotme.

MARKETING