Izraeli liron 14 palestinezë të burgosur pas muajsh në paraburgim

Izraeli liron 14 palestinezë të burgosur pas muajsh në paraburgim

Izraeli liroi të martën 14 palestinezë të arrestuar pas disa muajsh paraburgimi, njoftoi një burim mjekësor.

Sipas burimit, të ndaluarit u liruan në pikëkalimin Kissufim në Gazën qendrore, ku u transportuan me automjete të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) drejt Spitalit të Dëshmorëve të Al-Aksës në qytetin Deir al-Balah.

Të burgosur të tjerë palestinezë të liruar më parë nga Izraeli kanë shfaqur shenja torture dhe neglizhencë mjekësore pas lirimit nga paraburgimi.

KNKK-ja zakonisht ndihmon në transportin e të liruarve drejt spitaleve, ku atyre u sigurohen kujdes mjekësor, produkte higjienike bazë dhe veshmbathje.

Mijëra palestinezë nga Gaza besohet të jenë ndaluar nga ushtria izraelite gjatë luftës së saj gjenocidale në enklavë.

MARKETING