Izraeli kundërshton planin e SHBA-së: Armëpushimi në Gaza, i pamundur

Izraeli kundërshton planin e SHBA-së: Armëpushimi në Gaza, i pamundur

Kryeministri i Izraelit tha të shtunën se një një armëpushim i përhershëm në Gazë është i pamundur, pa u plotësuar kushtet e vendosura për përfundimin e luftës, një qëndrim që duket se minon një propozim që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e njoftoi një ditë më parë si propozim izraelit.
Deklarata nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu erdhi një ditë pasi Presidenti Biden dha hollësi mbi planin dhe ndërsa familjet e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi u bënë thirrje të gjitha palëve që të pranojnë menjëherë propozimin.

“Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se Gaza nuk do të përbëjë kurrë më kërcënim për Izraelin”, thuhej në deklaratë.

“Izraeli do të vazhdojë të ngulë këmbë që këto kushte të plotësohen, para se të zbatohet armëpushimi i përhershëm”, theksohet më tej në deklaratë.

Presidenti Biden u shpreh të premten se Hamasi “nuk ka më kapacitete” për të kryer një sulm tjetër në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, si ai i tetorit, që shkaktoi luftën.

Ai i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje për lirimin e rreth 100 pengjeve të mbetura, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve, si pjesë e një armëpushimi afatgjatë.
Faza e parë e marrëveshjes së propozuar nga zoti Biden do të zgjaste 6 javë dhe do të përfshinte “armëpushim të plotë”, tërheqjen e forcave izraelite nga të gjjtha zonat e populluara të Gazës, lirimin e një numri të personave që po mbahen peng, përfshirë, gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur.

Faza e dytë do të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetur gjallë, përfshirë ushtarët dhe forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza.

Faza e tretë parashikon fillimin e rindërtimit të Gazës, për çka do të nevojiten dekada të tëra, pas shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta.

Por Presidenti Biden pranoi se zbatimi i marrëveshjes nuk do jetë i lehtë, duke thënë se një sërë “detajesh duhet të negociohen” për të kaluar nga faza e parë në të dytën.

MARKETING