Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Avionët luftarakë izraelitë kryen sot një sërë sulmesh ajrore në tri zona në Libanin jugor, raportoi media zyrtare, duke shënuar një tjetër shkelje të marrëveshjes së armëpushimit që është në fuqi që nga nëntori 2024, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA tha se sulmet kishin si shënjestër lartësitë e Jabal al-Rihanit në rrethin Jezzine.

Ajo shtoi se avionët luftarakë izraelitë kryen dy sulme ndaj një lugine pranë qytetin Zrariyeh në rrethin Sidon.

Në Nabatieh, avionët izraelitë lëshuan tri goditje ajrore ndaj një lugine midis qytetin Kafrwa dhe Aazza, tha agjencia.

Një civil u plagos në një sulm në qytetin Ansar në rrethin Nabatieh, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite pretendoi se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut në disa zona në Libanin jugor.

Sulmet ishin të parat të shpallura nga Izraeli në Libanin jugor që kur kryeministri Benjamin Netanyahu u kthye nga një vizitë pesëditore në SHBA.

Të hënën, transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se Netanyahu i kishte urdhëruar forcat e armatosura të pezullonin operacionet deri në kthimin e tij nga SHBA-ja, për shkak të shqetësimeve për një “përshkallëzim të padëshiruar” gjatë takimeve të tij me zyrtarë amerikanë.

Izraeli dhe Libani arritën armëpushimin pas më shumë se një viti përleshjesh ndërkufitare në kuadër të luftës në Gaza. Më shumë se 4.000 njerëz u vranë dhe 17.000 të tjerë u plagosën.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, forcat izraelite duhej të tërhiqeshin nga Libani jugor në janar të vitit të kaluar, por janë tërhequr vetëm pjesërisht, duke ruajtur një prani ushtarake në pesë pika kufitare.

MARKETING