Izraeli kryen sulm të ri ndaj qytetit Tabriz të Iranit

Izraeli ka kryer një sulm tjetër në qytetin e Tabrizit në rajonin e Azerbajxhanit Lindor të Iranit, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas raportimeve në mediat iraniane, bëhet e ditur se në qytetin Tabriz janë dëgjuar shpërthime.
Shpërthimet u shkaktuan nga sulmet izraelite dhe se në shënjestër ka qenë zona përreth aeroportit në Tabriz.
– Izraeli kreu sulme ndaj shumë qyteteve në Iran
Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.
Në sulme u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe 6 shkencëtarë bërthamorë.
Gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran u goditën edhe vendbanimet civile ndërsa humbën jetën shumë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.