Izraeli kryen sërish sulm ndaj kompleksit bërthamor në Natanz të Iranit

Izraeli ka kryer një tjetër sulm ndaj kompleksit bërthamor në zonën Natanz, në rajonin Isfahan të Iranit, transmeton Anadolu.
MARKETING
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Izraeli ka nisur një tjetër sulm ndaj objektit bërthamor në Natanz, të cilin e shënjestroi në orët e para të mëngjesit.
– Izraeli kreu sulme ndaj shumë qyteteve në Iran
Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.
Më tej u tha se nuk ka patur rrjedhje në kompleksin bërthamor në Natanz.
Në sulmet izraelite u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe 6 shkencëtarë bërthamorë.
Gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran u goditën edhe vendbanimet civile ndërsa humbën jetën shumë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.