Izraeli ia anulon vizitën ministres franceze të mbrojtjes
MARKETING
Izraeli ka anuluar një vizitë të planifikuar në Tel Aviv të ministres franceze të Forcave të Armatosura, Alice Rouffo, pasi Franca refuzoi të lejonte avionë të Shteteve të Bashkuara që transportonin armë për Izraelin të fluturonin mbi territorin e saj, raportuan mediat izraelite të martën, transmeton Anadolu.
MARKETING
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare vendosën të anulojnë vizitën e Rouffos, e cila konsiderohet e afërt me presidentin francez Emmanuel Macron.
Më tej shtohet se vizita, e cila ishte planifikuar për të dielën, u anulua pasi Parisi mohoi lejen që avionët e SHBA-së që transportonin armë drejt Izraelit të përdornin hapësirën e tij ajrore.
Gazeta gjithashtu bëri të ditur se Izraeli kishte zhvilluar së fundmi bisedime me zyrtarë francezë “për të sqaruar se armët ishin të destinuara për t’u përdorur në luftën kundër Iranit dhe kishte paraqitur detaje rreth armatimit, por autoritetet franceze mbetën në qëndrimin e tyre mohues”.

