Izraeli godet një ndërtesë banimi në Khan Younis, re të dendura tymi shihen mbi Gaza
Një sulm ajror izraelit ka shënjestruar një ndërtesë banimi në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Pamjet treguan re të dendura tymi të zi që ngriheshin në qiell menjëherë pas sulmit.
Sipas zyrës për media në Gaza, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në fillim të tetorit, veprimet izraelite kanë vrarë të paktën 524 palestinezë dhe kanë plagosur 1.360 të tjerë.
Lidhur me protokollin humanitar, zyra për media tha se Izraeli ka lejuar hyrjen e 28.927 kamionëve me ndihma, me karburant dhe kamionë komerial nga një total prej 66.600 kamionësh të përcaktuar në kuadër të marrëveshjes, duke reflektuar një shkallë pajtueshmërie prej 43 për qind.
Marrëveshja e armëpushimit i dha fund një lufte dyvjeçare izraelite që vrau më shumë se 71.600 palestinezë dhe plagosi 171.300 të tjerë.
Sulmet izraelite gjithashtu kanë shkatërruar afër 90 për qind të infrastrukturës civile në Gaza, me vlerësimet e OKB-së që i vendosin kostot e rindërtimit në rreth 70 miliardë dollarë.

