Izraeli fillon evakuimin e detyruar të palestinezëve nga Gaza

Të shtunën vonë, kabineti i Izraelit miratoi një propozim për krijimin e një drejtorie të re me detyrë për të avancuar “largimin vullnetar” të palestinezëve në përputhje me propozimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të shpopulluar Gazën dhe për ta rindërtuar atë për të tjerët, raporton AP.
Ushtria ka urdhëruar popullsinë të largohen përmes një rruge të vetme në Muwasi, një zonë e madhe me çadra.
“Është zhvendosje nën zjarr,” tha Mustafa Gaber, një gazetar lokal që u largua nga Tal as-Sulltan me familjen e tij. Ai tha se qindra njerëz po ikin ndërsa zjarri i tankeve dhe dronëve izraelitë jehon aty pranë. “Ka njerëz të plagosur mes nesh. Situata është shumë e vështirë.”
Ideja e dëbimit të palestinezëve nga Gaza është kritikuar ashpër dhe është konsideruar si krim lufte nga ekspertët e fushës.
Izraeli po e quan atë “emigrim vullnetar”.
Në ndërkohë, ushtria izraelite ka rrethuar shumë ambulanca në zonën e Rafah, ku Kryqi i Kuq atje ka raportuar se kanë humbur kontaktin me shumë prej stafit mjekësor, ku disa prej tyre edhe janë lënduar.
Ushtria izraelite ka nisur një fushatë të befasishme ajrore në Gaza që nga e marta, duke vrarë më shumë se 700 palestinezë dhe duke plagosur mbi 1000 të tjerë, duke prishur kështu një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që u arrit në janar.