Izraeli bombardon tendën në oborrin e një shkolle në Khan Younis, vriten 18 palestinezë

Izraeli bombardon tendën në oborrin e një shkolle në Khan Younis, vriten 18 palestinezë

Ushtria izraelite ka vrarë 18 palestinezë dhe ka plagosur shumë të tjerë në sulmin ndaj një tende në oborrin e një shkolle ku po qëndronin civilë të zhvendosur në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, një dron izraelit shënjestroi një tendë ku po qëndronin persona të zhvendosur në shkollën “Al-Hannawi” në jug të Khan Younis.

Si pasojë e sulmit u vranë 18 persona, përfshirë gra dhe fëmijë si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Burimet shëndetësore në rajon njoftuan se shumë të plagosur u dërguan në spitale pas sulmit.

Më tej thuhet se tanket izraelite hapën zjarr ndaj shtëpive të civilëve në zonën Qizan al-Najjar, në jug të Khan Younis dhe se pjesët verilindore të qytetit të Gazës u shënjestruan me goditje artilerie.

MARKETING