Izraeli bllokon ndihmat humanitare, rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz vuajnë nga uria

Izraeli bllokon ndihmat humanitare, rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz vuajnë nga uria

Izraeli ka mbyllur pikën kufitare në veri të Rripit të Gazës, duke ndërprerë kalimin e ndihmave humanitare për qindra mijëra palestinezë që përballen me uri ekstreme në mungesë të ushqimit.
Mbyllja vjen në një moment shumë të ndjeshëm, kur situata humanitare në territorin palestinez po përkeqësohet në mënyrë drastike.

MARKETING

Furnizimet humanitare, që më parë arrinin me shumë vështirësi, tani janë bllokuar plotësisht, duke shkaktuar një krizë të thellë mes shkatërrimeve dhe kufizimeve të vendosura nga Izraeli.
Kryeministri i Spanjës ka dënuar ashpër situatën, dhe e ka përshkruar si gjenocid, duke u bazuar në raportet e Bashkimit Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërsa në tryezën e negociatave për armëpushim, raundi i tretë vazhdon pa ndonjë përparim të dukshëm.

Së fundmi nga sulmet ajrore në jug të Rripit të Gazës kanë humbur jeten 11 persona.

MARKETING