Italisë i kërkohet të arrestojë gjeneralin izraelit për kri’me kundër njerëzimit

Italisë i kërkohet të arrestojë gjeneralin izraelit për kri’me kundër njerëzimit

Italisë i është kërkuar të arrestojë një gjeneral izraelit, i cili siç thuhet aktualisht është në Romë, për përfshirjen e tij në krimet kundër njerëzimit në Gaza, transmeton Anadolu.

Fondacioni ‘Hindi Rajab’ me bazë në Belgjikë tha se ka paraqitur rastin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe ka informuar autoritetet italiane duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të gjeneral-majorit Ghassan Alian të Forcave të Armatosura të Izraelit.

“Alian mbikëqyri bllokadën totale të Gazës, duke përdorur urinë si armë dhe duke vënë në shënjestër infrastrukturën civile, përfshirë spitalet, në akte që përbëjnë gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha fondacioni.

Fondacioni tha se Alian, kreu i koordinatorit të aktiviteteve të qeverisë izraelite në territoret palestineze, “mbikëqyri dhe zbatoi një rrethim total në Gaza, duke ndërprerë burimet thelbësore si ushqimi, uji, energjia elektrike dhe furnizimet mjekësore”.

“Kjo politikë e qëllimshme e privimit ka çuar në uri masive, vdekje civile dhe shkëtërrim të infrastrukturës kritike, duke përfshirë spitalet”, tha fondacioni ‘Hindi Rajab’.

Duke komentuar këtë zhvillim, raportuesja e posaçme e OKB-së për territoret e pushtuara të Palestinës, Francesca Albanese, bëri thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet italiane.

“Shpresojmë se komuniteti ligjor global do të organizohet mirë, duke mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit me autoritetet. Kjo do të sigurojë që individët e dyshuar për krime ndërkombëtare në territoret e tyre të merren shumë seriozisht”, shkroi Albanese në platformën sociale X.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, ushtria izraelite vazhdon me luftën gjenocidale në Gaza që ka vrarë të paktën 46.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në muajin nëntor, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën brutale në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING