Italia rikonfirmon: Jo trupave tona në Ukrainë! Numri dy i qeverisë kërkon garanci në stilin e NATO-s me prani amerikane

“Po bëhet përparim edhe në propozimin italian për të pasur një garanci të Artikullit 5 në stilin e NATO-s, me një prani amerikane.”
Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri Antonio Tajani në një konferencë për shtyp në Takimin e Riminit pas takimit të Ministrave të Jashtëm të G7 për Ukrainën.
“Ne nuk jemi pro dërgimit të trupave, por mund të japim një kontribut të rëndësishëm duke pasur parasysh përvojën tonë të gjerë, si në pastrimin e minave detare, ashtu edhe në atë tokësore.
Pastaj do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Është bërë përparim edhe në aspektin e koordinimit mbi këtë lloj hipoteze” – përfundoi Tajani.